Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Right YAHR duke qenë në shërbim të avancimit dhe përmirësimit të politikave publike, punën e Zyrës së Prokurimit e sheh tejet të rëndësishme për shkak të funksionit të saj në ekzekutimin e projekteve të financuara nga paratë e taksapaguesve. Puna jonë monitoruese do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale dhe do të ndikoj në krijimin e mekanizmave për ngritjen institucionale dhe profesionale me qëllimi të shpërndarjes së fondeve publike në mënyrë të drejtë.